00355696355500
Interfiber Lancon Inteligjencën Artificiale InterAI

Interfiber Lancon Inteligjencën Artificiale InterAI

Kompania Interfiber ka kënaqësinë të njoftojë lançimin e shërbimit të saj më të ri dhe inovativ: InterAI, një asistent virtual i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, i dizajnuar për të përmirësuar ndjeshëm përvojën e klientëve tanë. InterAI është një hap i rëndësishëm drejt një shërbimi të përparuar, të personalizuar dhe të qasshëm për çdo klient, kudo dhe kurdo që të ketë nevojë.

Çfarë Ofron InterAI? InterAI do të shërbejë si një asistent virtual i cili ofron:

  • Mbështetje Klienti 24/7: Me InterAI, klientët kanë mundësinë të marrin ndihmë menjëherë në çdo kohë të ditës, duke shmangur vonesat dhe radhët e pritjes.
  • Njoftim për Afatet e Pagesave: InterAI kujton klientët për afatet e pagesave për shërbimet, duke dërguar njoftime të automatizuara për të shmangur ndërprerjet e papritura.
  • Raportim Problematikash në Çast: Klientët mund të raportojnë çdo problem teknik në sekonda, dhe InterAI e dërgon raportin menjëherë tek ekipi ynë i mbështetjes teknike.
  • Riaftësim Shërbimi Online: Nëse klientët përballen me ndërprerje shërbimi për shkak të mospagimi, InterAI ofron mundësinë e një riaftësimi të shpejtë online, duke evituar procedurat e gjata dhe pritjet.

Pse InterAI është Një Hap Përpara?
Lançimi i InterAI është pjesë e angazhimit të Interfiber për të sjellë teknologji të reja në dobi të klientëve tanë. Ky sistem AI jo vetëm që e bën komunikimin dhe zgjidhjen e çështjeve më të lehtë, por ndihmon gjithashtu në përmirësimin e shërbimeve përmes të dhënave dhe analizave të avancuara, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat dhe preferencat e klientëve.

Si Mund Të Përdoret InterAI?
InterAI është i integruar në webfaqen tonë, rrjetet sociale tonat si dhe ne Whatsapp dhe mund të aksesohet lehtësisht përmes çdo pajisjeje. Me një ndërfaqe të thjeshtë dhe intuitive, klientët mund të lidhen menjëherë me InterAI për të marrë informacion, për të raportuar çështje teknike ose për të përfituar nga shërbimet e personalizuara.

Me lançimin e InterAI, Interfiber synon të vazhdojë të jetë në ballë të inovacionit në telekomunikacion, duke ndihmuar çdo klient të ketë akses të plotë dhe mbështetje të dedikuar në çdo moment.

Komentet